Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur javën e kaluar në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë një delegacion nga Katari, të udhëhequr nga gjeneral brigadier Ramzan Hamad Al-Naimi.
Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në Kosovë dhe roli i KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale. Delegacioni nga Katari vizitoi gjithashtu disa njësi të KFOR-it dhe ndoqi një stërvitje për kontrollin e turmave dhe trazirave.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së, duke punuar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.




