Është mbajtur sot takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative, i udhëhequr nga Kryesuesi i Komisionit, z. Arian Gashi. Në këtë takim morën pjesë anëtarët e Komisionit, z. Bahri Hyseni, z. Ilir Morina dhe znj. Margarita Gjocaj, Sekretare e Komisionit.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit miratuan procesverbalin e takimit të mëparshëm, si dhe diskutuan dhe miratuan Planin e Punës për Çështje Normative për vitin 2026, i cili u plotësua me disa propozime konkrete.
Takimi i sotëm shënoi gjithashtu përmbylljen e mandatit për dy anëtarë të Komisionit, z. Bahri Hyseni dhe z. Ilir Morina, të cilëve u përfundon mandati pesëvjeçar në kuadër të këtij organi.
Me këtë rast, Kryesuesi i Komisionit, z. Arian Gashi, i falënderoi ata për kontributin dhe angazhimin e tyre gjatë gjithë periudhës së mandatit.




