Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përfunduar formimin e kabinetit të ri drejtues për mandatin e tij të tretë. Struktura e re synon të kombinojë përvojën e administratës me energjinë e emrave të rinj në sektorë kyç të komunës.
Përbërja e kabinetit është si vijon:
Mensur Selimaj – Drejtor i Pronës dhe Kadastrit
Kymete Bajraktari – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Donjeta Kabashi – Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Remzi Bajselmani – Drejtoria e Arsimit
Visar Kuçi– Drejtoria e Urbanizmit
Armend Krasniqi – Drejtoria e Bujqësisë
Amir Hoxha – Drejtoria e Shërbimeve Publike
Liridon Jollgjiu – Drejtoria e Administratës
Gent Gashi – Drejtoria e Inspeksionit
Erza Ramadani – Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave
Arta Gashi – Nënkryetare e Komunës
Ky kabinet synon të forcojë projektet e nisura në mandatet e mëparshme, të rrisë efikasitetin e administratës dhe të fokusohet në zhvillimin urban, shërbimet publike, arsimin dhe mirëqenien sociale.
Zyrtarizimi i kabinetit do të shoqërohet me prezantimin e prioriteteve qeverisëse dhe planeve konkrete për katër vitet e ardhshme, duke shënuar një fazë vendimtare për zhvillimin e Komunës së Suharekës.




