Policia e rajonit të Prishtinës ka vijuar aktivitetet intensive gjatë javës së kaluar, duke kryer 238 urdhëresa gjyqësore, përfshirë 52 për vepra penale dhe të tjera për kundërvajtje, verifikime dhe procedura ligjore.
Pas përfundimit të procedurave, personat e dënuar me burg janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas kryerjes së detyrimeve ligjore.
Gjatë këtyre veprimeve, policia ka sekuestruar 17 armë zjarri dhe municione të ndryshme, ndërsa në kuadër të sigurisë rrugore janë shqiptuar gjithsej 4,394 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor, përfshirë 718 raste të evidentuara me automjete inteligjente dhe radarë mobil.




