Analisti politik Avni Arifi ka reaguar me një deklaratë kritike lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke përmendur kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
Përmes një shkrimi publik, Arifi ka theksuar se Kurti nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta propozojë sërish Vjosa Osmanin për presidente. Sipas tij, kryeministri “nuk ka lobuar për të dhe nuk ka luftuar për të”, por shpresa e tij, siç shprehet Arifi, është që opozita të mos ia votojë kandidaten.
Ai ka ironizuar edhe reagimet politike në të dy skenarët e mundshëm. “Kur bohet, strukturat e tij thonë: ‘Mjeshtrisht e ka menaxhu.’ Kur nuk zgjidhet, thonë: ‘Opozita na bllokoi’, e elektorati e han foren si petllat”, ka shkruar Arifi.
Deklarata e tij ka nxitur reagime në opinionin publik, ndërsa çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet një nga temat më të diskutuara në skenën politike.




