Kombëtarja e Kosova në konkurrencën e vajzave do të përballet sot me Gjibraltari, në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës 2027.
Dardanet dhe Gjibraltari do të ballafaqohen në stadiumin Fadil Vokrri, në një sfidë që konsiderohet mjaft e rëndësishme për nisjen e mbarë të fushatës kualifikuese.
Kombëtarja jonë ka disa ditë që ka nisur përgatitjet për këtë përballje, ndërsa mbrëmë vashat tona, nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para duelit me Gjibraltarin.
Atmosfera në taborin e Kombëtares së Kosovës raportohet të jetë mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në këtë përballje.
Ndeshja mes Kosovës dhe Gjibraltarit fillon në orën 17:00.




