Grupi Parlamentar i Lidhjes
Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot një takim për të diskutuar zgjedhjen e presidentit.
Burime nga Klankosova.tv bëjnë të ditur se deputetët e LDK-së nuk do të marrin pjesë në votim pa arritur një marrëveshje politike paraprake.
Zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa, tha në një konferencë për media se deri tani nuk ka asnjë marrëveshje të arritur dhe asnjë kandidat i caktuar për postin e presidentit.




