Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se situata aktuale politike është pasojë e dëmtimit të LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021, duke theksuar se kjo ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta për Kosovën.
Sipas Mustafës, konfigurimi aktual i forcave politike ka krijuar një realitet ku partia në pushtet ka epërsi vendimtare në procesin e zgjedhjes së presidentit, ndërsa opozita nuk arrin të sigurojë votat e nevojshme për një kandidat të vetëm. Ai theksoi se përgjegjësia nuk duhet t’i faturohet vetëm Lëvizja Vetëvendosje, por edhe atyre që, sipas tij, i krijuan asaj fuqinë aktuale.
Mustafa paralajmëroi se zgjedhja e presidentit apo presidentes mbetet në dorë të partisë së parë dhe se, në varësi të kalkulimeve politike, vendi mund të përballet sërish me zgjedhje të parakohshme.




