Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Sipas vendimit të Departamentit Special, masa e paraburgimit prej një muaji është caktuar ndaj të pandehurve me inicialet G.T., R.K., S.T. dhe P.T. Ndërkaq, është refuzuar kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj N.T., pasi gjykata ka vlerësuar se nuk është vërtetuar dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprën penale për të cilën dyshohej.
Gjykata ka arsyetuar se paraburgimi është masë e domosdoshme për katër të pandehurit, pasi ekziston rreziku i arratisjes, duke pasur parasysh se posedojnë edhe pasaporta të Republikës së Serbisë, si dhe mundësia e ndikimit tek dëshmitarët dhe të dëmtuarit. Sipas vlerësimit të gjykatës, kjo masë është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.
Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykata e Apelit e Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë




