Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe gjatë një interviste për RTK.
Rudolph ka theksuar se çështja e Asociacionit është diskutuar gjatë dekadave dhe se Gjermania ka bërë të ditur qeverisë së Kosovës se çdo sinjal pozitiv drejt themelimit të tij do të vlerësohej shumë.
“Ideja e Asociacionit është pjesë e dialogut për shumë vite. Ne i kemi thënë qeverisë së Kosovës se do ta çmonim shumë nëse do të ketë ndonjë sinjal pozitiv në drejtim të themelimit të Asociacionit”, ka deklaruar ambasadori gjerman.




