Sot, më 21 mars, Shoqata “Down Syndrome Kosova” ka organizuar aktivitete për Ditën Botërore të Sindromës Down, përfshirë fushatën “Një kartolinë për ty” dhe “Ditët e dyerve të hapura”.
Përmes këtyre iniciativave, nxënësit dhe qytetarët kontribuojnë financiarisht për shërbimet terapeutike dhe sociale, ndërsa institucionet dhe personalitetet shprehin mbështetje dhe solidaritet për komunitetin e personave me sindromën Down.




