Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down, ka bërë thirrje për trajtim të barabartë, dashuri dhe mbështetje të vazhdueshme për personat me këtë sindromë.
Ai theksoi se kujdesi ndaj tyre duhet të jetë i përditshëm, jo vetëm gjatë kësaj dite, dhe nënvizoi rëndësinë e përfshirjes dhe mirëqenies së tyre në shoqëri.




