Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit e Kosovës që humbën jetën tragjikisht në vendin e punës në Vjenë të Austrisë më 17 mars, do të varrosen sot në vendlindjet e tyre. Pajtim Bajrami do të varroset në ora 16:00 në varrezat e familjes Bajrami, ndërsa Asllan Musliu do të prehet në varrezat e qytetit të Prizrenit.
Në këtë tragjedi humbi jetën edhe Istref Zekaj nga Istogu, por familja e tij ende nuk ka njoftuar kohën e varrimit. Ambasada e Kosovës në Austri kishte njoftuar më herët se trupat e tyre ishin nisur për në Kosovë, ndërkohë që identiteti i një personi tjetër, gjithashtu të vdekur nga ky incident, ende nuk është konfirmuar.




