Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër marrëdhënien mes dy akterëve kryesorë të shtetit, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si të dëmshme për interesat e Kosovës. Në një intervistë për GazetaBlic, Shala theksoi se marrëdhënia mes tyre, që fillimisht ishte ndërtuar mbi premtime për zhvillim dhe integrim euroatlantik, ka rezultuar në mashtrim të madh ndaj qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Shala paralajmëroi se dëmi është i prekshëm në aspektin politik dhe ndërkombëtar, duke shtuar se imazhi i Kosovës është dëmtuar rëndë dhe tani po cenohet edhe sovraniteti i vendit. Ai gjithashtu kritikoi polemikat mes Kurtit dhe Osmanit, të cilat i quajti artificiale dhe të dëmshme për vendin.




