Një 31-vjeçare nga Kosova është gjetur pa shenja jete në një hotel në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës, në rrethana ende të paqarta.
Policia ka bërë të ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme, ndërsa trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Ndërkohë, janë proceduar penalisht dy administratorët e hotelit, pasi dyshohet se nuk kishin lëshuar kupon tatimor për qëndrimin e saj që nga dhjetori 2025.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet po presin rezultatet mjekoligjore.




