OVL e UÇK-ës ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, lidhur me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Sipas tyre, këto deklarata ngrenë dyshime serioze për drejtësinë e procesit, sidomos për shkak të kohës kur janë bërë, në prag të vendimit. OVL-UÇK i cilëson komentet për “dënime apo lirime” si paragjykim dhe sinjal për ndikim të jashtëm.
Ndërkohë, ambasadori Rudolph ka theksuar se gjykata është e pavarur dhe ka bërë thirrje që vendimet e saj të respektohen, pavarësisht rezultatit.




