Policia e Kosovës ka gjetur një sasi armatimi gjatë patrullimit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, në një shtëpi të pabanuar. Sipas autoriteteve, janë konfiskuar një armë e tipit AK-47, pesë karikatorë me 68 fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve dhe një granatë dore.
Rasti është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e armatimit.




