Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë certifikuar me sukses dy kurse të rëndësishme: Kursi për Lider të Avancuar dhe ai për Lider Luftarak.
Sipas FSK-së, këto trajnime synojnë ngritjen e kapaciteteve udhëheqëse dhe përgatitjen e kuadrove për përballimin e sfidave moderne operacionale.
Pjesëmarrësit kanë kaluar një proces intensiv trajnimi, duke dëshmuar profesionalizëm dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi më të larta në shërbim të misionit.




