Rritja e çmimit të naftës ka shtuar shqetësimin e qytetarëve në Kosovë, ndërsa janë kërkuar masa urgjente për përballimin e situatës ekonomike.
Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se heqja e TVSH-së apo e akcizës nuk është e mundur aktualisht, duke theksuar se institucionet po punojnë që të mos ketë rritje të mëtejshme të çmimeve.
Sipas saj, ulje e çmimeve mund të ketë vetëm nëse ka lëvizje të tilla edhe në tregjet ndërkombëtare.




