Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Vetëvendosjen për qëndrimet e saj ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe intervenimit të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë.
Sipas Hamitit, partia e Albin Kurtit nuk ka vlerësuar as intervenimin e NATO-s më 24 mars 1999, i cili zgjati 78 ditë dhe solli lirinë e Kosovës, as shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Ai gjithashtu rikujtoi se VV-ja nuk festoi shpalljen e pavarësisë dhe më 2010 pati deklaruar se “intervenimi i NATO-s nuk është bërë për ta çliruar Kosovën”.
Megjithatë, Hamiti thekson se VV-ja vazhdon të qeverisë Kosovën që nga viti 2021.




