Rukë Haradinaj, nëna nga Deçani që ka humbur tre djemtë e saj, ka rrëfyer dhimbjen që rikthehet çdo pranverë me përvjetoret e tyre.
Mes lotësh, ajo ka treguar se 24 marsi dhe 6 maji janë datat që i përkujtojnë djemtë e saj të humbur: Shkëlzenin dhe Luanin gjatë luftës së Kosovës, dhe Enverin pas luftës.
“Pranvera është e rëndë për mua… Unë e di që kam shoqe boll, por gjithkush mërzitet për vete, se kjo luftë u kanë,” ka thënë Rukë Haradinaj.
Rrëfimi i saj rikthen kujtimet e dhimbshme dhe plagët e hapura që shumë familje vazhdojnë t’i ndiejnë pas luftës në Kosovë./EO/.




