Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale “blerje, posedim dhe shitje të substancave narkotike” si dhe “armëmbajtje pa leje” në Suharekë.
Aksioni policor është realizuar pas hetimeve disa mujore, ndërsa arrestimet janë kryer në fshatin Gjinoc.
Gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë, tri armë zjarri, një pushkë gjuetie si dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.




