Një kontroll i Doganës së Kosovës mbi dokumentacionin e një kontingjenti derivatesh ka marrë kthesë pas dyshimeve për parregullsi, duke çuar në ndalimin e rreth 300 mijë litrave naftë.
Gjatë këtij procesi, një zyrtar doganor është kërcënuar nga një përfaqësues i kompanisë së derivateve, rast që është cilësuar si sulm ndaj institucioneve dhe është dërguar për trajtim te organet kompetente.
Sipas informacioneve, nafta dyshohet se është importuar me çmim më të ulët se ai aktual në treg, ndërsa janë ngritur dyshime edhe për dokumentacionin dhe vlerën e deklaruar të mallit.
Nga ana tjetër, përfaqësues të sektorit të naftës kanë mohuar manipulimet, duke theksuar se dogana ka kompetencë për verifikimin e dokumenteve.
Dogana ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ushtrojë detyrat ligjore për mbrojtjen e interesit publik dhe zbatimin e ligjit.




