Rritja e çmimeve të derivateve ka ndikuar në shtrenjtimin e biletave të transportit ndërurban në Kosovë, duke prekur pothuajse të gjitha linjat.
Nga 1.5 euro, çmimi i udhëtimit Prishtinë–Ferizaj ka arritur në 2 euro, ndërsa në disa linja të tjera rritja është edhe më e lartë. Shoferët dhe kompanitë e transportit thonë se janë përballur me kosto të larta, sidomos për karburant, dhe kërkojnë mbështetje institucionale.
Nga ana tjetër, qytetarët shprehen të pakënaqur, duke theksuar se rritja e çmimeve po rëndon gjendjen e tyre ekonomike.
Përfaqësues të sektorit të transportit thonë se shpenzimet për karburant përbëjnë një pjesë shumë të madhe të të hyrave, duke e bërë të domosdoshëm shtrenjtimin e biletave për të vazhduar funksionimin e kompanive.




