Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me problemet me njehsorët elektrikë, pas prezantimit të gjetjeve të Departamentit për Energji të LDK-së në një konferencë për media.
Sipas hulumtimit të partisë, nga 884 njehsorë të verifikuar, 87% kanë rezultuar se masin energjinë gabimisht, duke faturuar qytetarët edhe gjatë orëve të natës me tarifa të shtrenjta. Abdixhiku tha se kjo nuk është rastësi, por një dështim sistemik.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të kontrollojnë njehsorët e tyre dhe ka premtuar se LDK do të ndjekë çështjen në të gjitha nivelet institucionale, duke kërkuar hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndalimin e çdo rritjeje tarifash deri në zbardhjen e situatës.




