Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet shqyrtimi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Gjatë seancës, Murseli insistoi se natën e ngjarjes kanë qenë viktima e një grabitjeje, ku grabitësit kërkuan vetëm paratë dhe telefonat. Ai shtoi se fëmijët gjatë ngjarjes nuk kanë qenë ulur pranë njëri-tjetrit dhe dolën nga dyer të ndryshme.
Gjykatësja Fatime Dermaku e pyeti Murselin mbi armën që kishte blerë bashkë me Plavën. Ai pranoi se e kishte paguar revolen për shokun e tij, duke thënë se Plava planifikonte ta shiste më pas dhe se ai nuk kishte përfituar asgjë, vetëm dëshironte ta ndihmonte.
Murseli gjithashtu deklaroi se nuk e kishte ditur gjendjen ekonomike të Plavës dhe pranoi se arma e blerë ishte përdorur për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Seanca vazhdon me pyetje dhe përgjigje mbi detajet e ngjarjes dhe rolin e të akuzuarve./EO/




