Ajvaz Shehu, një nga viktimat më të reja të masakrës së Krushës së Vogël, është varrosur pranë të afërmve të tij në përvjetorin e 27-të të kësaj ngjarjeje tragjike.
Edhe pse eshtrat e tij u gjetën dhe u identifikuan para tetë vitesh, varrimi ishte shtyrë për shkak të refuzimit të nënës së tij për të pranuar vdekjen e djalit. Pas vdekjes së saj, familjarët vendosën që Ajvazi të prehet pranë të afërmve të tjerë që u vranë gjatë masakrës.
Ajvaz Shehu ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk me forcë më 26 mars 1999, gjatë një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë.
Vendimi për varrimin e tij shënon për familjen një moment të dhimbshëm, por edhe një lehtësim shpirtëror, duke siguruar një vend ku ata mund ta kujtojnë dhe nderojnë./EO/




