Një person 32-vjeçar me inicialet A.G është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në një rast grabitjeje në Prishtinë.
Policia njofton se reagimi i shpejtë i hetuesve dhe puna intensive hetimore e operative mundësuan identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
“Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale të nevojshme,” thuhet në komunikatën e Policisë.
Rasti vijon të hetohet nga organet kompetente.




