Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është vetëm një aspiratë, por një domosdoshmëri.
Deklaratën e bëri gjatë një takimi me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey.
Gërvalla tha se Kosova është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Përmes funksionalizimit të Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe zbatimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, garantohen institucione më të forta dhe besim më i madh qytetar.
Ajo shtoi se trajtimi i dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore mbetet prioritet i pakompromis, që kërkon reagim të koordinuar dhe veprim të qëndrueshëm institucional.
“Republika e Kosovës përmbush standardet e Këshillit të Evropës dhe qëndron si dëshmi e gjallë e vlerave që kjo organizatë mbron. Për këtë arsye, vendi meritor i Republikës sonë në këtë organizatë nuk duhet të vonohet më”, theksoi Gërvalla.




