Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka sqaruar raportimet që lidhen me mundësinë e ofrimit të postit të Presidentit për PDK-në, duke i cilësuar ato si “të pavërteta dhe spekulative”.
Çitaku njoftoi se Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, dhe vendosi që së shpejti të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
Ajo bëri thirrje që mediat të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara, duke theksuar se PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe gati të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik.




