Deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se ato nuk ndikojnë në mandatin e deputetëve të Kuvendit.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka ironizuar qëndrimet e Osmanit, duke thënë se “letrat” e saj nuk kanë vlerë juridike dhe nuk mund të cenojnë mandatin e 120 deputetëve.
Ajo ka theksuar se, sipas interpretimit që paraqet, mandati i deputetëve mbetet i vlefshëm dhe se institucionet kanë afate të përcaktuara për zgjedhjen e organeve të reja, pavarësisht deklaratave politike.




