Pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër në orën 11:00 për të shqyrtuar organizimin e punës dhe përgatitjen e seancës së ardhshme plenare. Në rend dite është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme dhe propozimi i rendit të ditës.
Në seancën plenare priten projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor, energjinë diellore në KEK, ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë dhe impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë.
Gjithashtu, Kryesia do të shqyrtojë formimin e komisioneve ad-hoc dhe propozimet për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Bordit të RTK-së.




