Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar një mbështetje financiare për Kombëtaren e Kosovës në futboll në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Sipas vendimit të Qeverisë, 250 mijë euro janë ndarë tashmë si shpërblim për suksesin në fazën e play-off-it, ndërsa në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, Kombëtarja do të marrë një shpërblim shtesë prej 500 mijë eurosh. Për më tej, një milion euro do të ndahen nëse Kosova kualifikohet në Kupën e Botës.
“Besimin tonë në ekipin tonë po e shprehim me këto zotime: përpara Kosovë, gjithmonë me ty!”, deklaroi Kurti.




