Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e respekton vendimin e Kushtetueses, duke e cilësuar atë si institucion kyç të rendit demokratik. “Ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç kemi vepruar gjithmonë”, është shprehur ajo shkurtimisht.
Sipas saj, në këtë mbledhje, e cila do të mbahet sot në orën 14:00, do të diskutohen zhvillimet e fundit politike si dhe hapat e ardhshëm të partisë.




