Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot pritet të paraqiten para trupit gjykues të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se krimi i rëndë është kryer për motive përfitimi financiar. Ndërkaq, në seancën e mbajtur më 29 janar, i akuzuari Murseli ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi”, në fshatin Bërnicë të Prishtinës.




