Në pragun e shtëpisë së tyre në Suharekë, anëtarët e familjes Berisha u përballën me barbarinë e regjimit gjenocidal të Serbisë, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani. Nga 49 anëtarë të familjes, 19 viktima ishin fëmijë nën moshën 18-vjeçare. Trupat e tyre u masakruan dhe më pas u zhdukën për të fshehur krimin.
Tre anëtarë, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja, mbetën gjallë, duke u bërë dëshmitarë të krimit dhe zë i kujtesës që nuk shuhet. Presidentja Osmani thekson se kjo histori është thirrje për drejtësi dhe kujtesa e këtyre krimeve është themeli i së vërtetës dhe i kërkesës për drejtësi.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët!”, tha ajo.




