Kushtrim Kokalla, i akuzuar në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka deklaruar në gjykatë se në ditën kritike është takuar me Naim Murselin, i cili i kishte përmendur problemet bashkëshortore.
Ai ka mohuar përfshirjen në ndonjë plan kriminal, duke thënë se ishte në dijeni vetëm për mosmarrëveshjet mes çiftit, ndërsa ka përmendur edhe një shumë parash që ishte dhënë gjatë një takimi me të akuzuarit e tjerë.




