Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në rajonin e fshatit Hajkobillë, pranë vijës kufitare me Serbinë, për tri vepra penale: kontrabandë me mallra, kalim të paautorizuar të kufirit dhe posedim të armëve dhe municionit pa leje.
Gjatë operacionit u konfiskuan 3 traktorë, 3 pushkë gjuetie, 1 pushkë ajrore dhe 83 fishekë. Arrestimet u kryen me autorizim të prokurorit, dhe të dyshuarit mbahen 48 orë për procedura të mëtejshme.





