Trajneri kosovar Gani Sejdiu ka vlerësuar se gjasat janë të barabarta në finalen e play-offit mes Kosovës dhe Turqisë, pavarësisht cilësisë së kundërshtarit.
Ai theksoi se përkrahja e tifozëve dhe loja në shtëpi mund të jenë faktorë vendimtarë, ndërsa shtoi se fitorja ndaj Sllovakia ka rritur motivimin dhe besimin te “Dardanët”.
Sejdiu nënvizoi se kombëtarja ka krijuar identitet të qartë loje dhe ka potencial për të arritur sukses, por paralajmëroi kujdes maksimal ndaj gabimeve, të cilat mund të jenë vendimtare në një përballje të këtij niveli.
Megjithatë, ai u shpreh optimist se Kosova ka kapacitetin për ta kaluar edhe këtë sfidë.




