Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës për masakrat e luftës 1998–1999, duke e cilësuar atë si skandaloze dhe të papranueshme.
Ajo kritikoi faktin që ekspozita është financuar nga Kuvendi i Kosovës, duke theksuar se një veprim i tillë shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon kujtesën kolektive.
Musliu deklaroi se përgjegjësia bie mbi udhëheqjen e Kuvendit, pavarësisht nëse vendimi është marrë nga kryetarja apo Kryesia, ndërsa u distancua nga çdo veprim që, sipas saj, dëmton dinjitetin e historisë së vendit.




