Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur skandal ekspozitën për masakrat e luftës 1998–1999, duke thënë se ajo minimizon viktimat civile dhe shtrembëron të vërtetën historike.
Ajo kritikoi faktin që ekspozita është financuar nga Kuvendi i Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale.
Sipas saj, përgjegjësia bie mbi kryeministrin Albin Kurti, pasi veprimet e ish-këshilltarit Shkëlzen Gashi nuk mund të ndodhin pa miratimin e tij.
Kadrijaj për GazetaBlic, shtoi se kjo çështje tregon, sipas saj, qasjen e qeverisë, e cila kishte ardhur në pushtet me retorikë patriotike, por po zhgënjen qytetarët.




