Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi një takim me homologen e tij kolumbiane, Paula Andrea Cerón Arboleda, ku u riafirmua angazhimi për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë takimit u nënshkruan tri marrëveshje kryesore: për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare, për konsultime politike ndërmjet dy ministrive, dhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet akademive diplomatike.
Palët diskutuan gjithashtu mundësinë e heqjes së vizave për pasaportat e rregullta dhe ranë dakord për raundin e parë të konsultimeve politike në Prishtinë, për konkretizimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Ahmeti u takua edhe me zyrtarë të fushës së mbrojtjes, kulturës, arsimit, sportit dhe bujqësisë, duke identifikuar mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm.
Vizita përfundoi me nënshkrimin e gjithsej gjashtë marrëveshjeve, duke forcuar partneritetet e Kosovës në Amerikën Latine.




