Dogana e Kosovës njofton se Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar sot në rajonin e Prizrenit 1,000 litra etanol (alkool 96%) me origjinë të dyshuar nga Serbia, të futur në mënyrë ilegale për shmangien e taksave doganore dhe akcizës.
Gjatë dy aksioneve operative, 500 litra u gjetën në një automjet pa dokumentacion, ndërsa 500 litra të tjera u zbuluan të fshehura në një garazh në të njëjtin rajon. Vlera e shmangies së taksave dhe TVSH-së llogaritet rreth 6,260 euro.
E gjithë sasia është sekuestruar, ndërsa rastin po e heton Dogana në koordinim me institucionet përkatëse, duke ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj personave të përfshirë.





