Ish-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, reagoi ndaj narrativave të Shkëlzen Gashit, duke theksuar se në vitin 2005 e kishte përjashtuar personalisht nga Lëvizja Vetëvendosje.
Durmishi shtoi se tendenca e Gashit për të deformuar historinë dhe luftën e UÇK-së ishte arsye kryesore për përjashtimin.
Në një postim në Facebook, ai kritikoi gjithashtu marrjen e lejeve dhe financimeve nga institucionet për ekspozita ose vepra të tilla, duke i cilësuar si fyerje për sakrificën e popullit dhe si një “vrasje të dytë” për ata që dhanë jetën për liri.
“Deformime të tilla nuk janë thjesht të pavërteta, ato janë fyerje e rëndë për sakrificën tonë dhe vrasje e dytë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe çlirim”, shkruan Durmishi.




