Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka kërkuar që politikat e Qeverisë së re të jenë më të parashikueshme dhe të shoqërohen me më shumë dialog me sektorin privat.
Ai theksoi se mungesa e komunikimit dhe konsultimeve paraprake i bën vendimet qeveritare të duken të paparashikueshme, sidomos kur ato merren pa përfshirjen e akterëve relevantë.
Zeka kërkoi organizimin e dëgjimeve publike dhe përfshirjen e bizneseve në hartimin e projektligjeve, në mënyrë që të kontribuojnë me rekomandime që reflektojnë interesat kolektive.
Megjithatë, ai shtoi se ka shenja pozitive nga disa ministra të kabinetit aktual, duke lënë të hapur mundësinë për përmirësim të bashkëpunimit në të ardhmen.




