Ramush Haradinaj ka përkujtuar 29 marsin e vitit 1999, duke nderuar viktimat e vrara në fshatrat Beleg e Irzniq të Deçanit dhe në Poterq të Klinës. Ai bëri të ditur se në Beleg ka ndarë dhimbjen me familjarët, të cilët edhe pas shumë vitesh vazhdojnë të përballen me humbjen e më të dashurve të tyre.
Haradinaj theksoi se viktimat e paarmatosura u ekzekutuan pa mëshirë nga forcat serbe, përfshirë gra, pleq dhe fëmijë. Ai kujtoi gjithashtu homazhet për 14 bashkëluftëtarët e rënë në Shishman të Bokës, duke i cilësuar ata si luftëtarë të dalluar.
Sipas tij, liria e Kosovës është arritur me sakrificë të madhe dhe e vërteta e luftës nuk mund të shtrembërohet. Haradinaj shtoi se çdo përpjekje për ta ndryshuar këtë të vërtetë është e dështuar dhe do të mbetet e tillë.




