Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 31 mars në orën 20:45 në stadiumin Estadi Ciutat de Valencia, në Valencia.
Çdo tifoz mund të blejë deri në katër bileta për këtë takim, ndërsa të dhënat personale gjatë blerjes duhet të përputhen me dokumentin e identifikimit pasi në të kundërt mund të refuzohet hyrja në stadium gjatë kontrollit të sigurisë.
Biletat nuk mund të ndërrohen dhe nuk rimbursohen, ndërsa nuk ka kufizime moshe dhe çdo person, përfshirë edhe fëmijët, duhet të jetë i pajisur me biletë me çmim të njëjtë për të gjitha grupmoshat.
Portat e stadiumit do të hapen dy orë para fillimit të ndeshjes dhe tifozët këshillohen të kontrollojnë paraprakisht rreshtin dhe tribunën për orientim më të lehtë.
Biletat mund të blihen online përmes platformës përkatëse të shitjes.




