Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar përmes një konference për media kundër ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila u shfaq së fundmi në Prishtinë dhe u kritikua për pasaktësi në paraqitjen e ngjarjeve të luftës.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se kjo ekspozitë përbën fyerje për organizatën dhe për shoqërinë në përgjithësi. Ai falënderoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për reagimin e shpejtë dhe largimin e ekspozitës nga hapësira publike.
Sipas Gucatit, reagimi i institucioneve ishte i domosdoshëm pasi, sipas tij, përmbajtja e ekspozitës cenonte të vërtetën dhe ndjenjat e atyre që kanë përjetuar luftën.




