Në përvjetorin e masakrës së Belegut, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat e këtij krimi të rëndë.
Më 29 mars 1999, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit serb ndanë burrat dhe të miturit nga gratë, duke ekzekutuar 46 civilë shqiptarë.
Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se në këtë përvjetor përulemi me nderim para jetëve të ndërprera padrejtësisht dhe ndaj dhimbjes së familjeve që ende mbajnë plagët e asaj dite, duke shtuar se kujtimi për viktimat është zotim që krimet të mos harrohen dhe që drejtësia të vihet në vend.
Ajo përfundoi duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nevojën që drejtësia të triumfojë, duke u shprehur se kujtimi për të rënët për liri duhet të jetë i përjetshëm.




