Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka shprehur besim të madh para përballjes së rëndësishme ndaj Turqisë, duke thënë se ekipi i Kosovës nuk trembet nga emrat e mëdhenj.
Në prononcimin e tij për faqen zyrtare të FFK, Asllani theksoi se Kosova ka kaluar përballje të vështira më herët dhe do të vazhdojë të bëjë punën e vet.
“Nuk më intereson nëse turqit janë favoritë. Ne do ta bëjmë punën tonë dhe do të shohim pas ndeshjes,” shtoi ai.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të zhvillohet të martën në orën 20:45, me vendin e kualifikuarit për Botëror që do të vendoset pas kësaj përballjeje.




